Competition in this pair is now closed. Discussion and feedback about the competition in this language pair may now be provided by visiting the "Discussion & feedback" page for this pair. Entries may also be individually discussed by clicking the "Discuss" link next to any listed entry. Source text in English Over the course of many years, without making any great fuss about it, the authorities in New York disabled most of the control buttons that once operated pedestrian-crossing lights in the city. Computerised timers, they had decided, almost always worked better. By 2004, fewer than 750 of 3,250 such buttons remained functional. The city government did not, however, take the disabled buttons away—beckoning countless fingers to futile pressing.
Initially, the buttons survived because of the cost of removing them. But it turned out that even inoperative buttons serve a purpose. Pedestrians who press a button are less likely to cross before the green man appears, says Tal Oron-Gilad of Ben-Gurion University of the Negev, in Israel. Having studied behaviour at crossings, she notes that people more readily obey a system which purports to heed their input.
Inoperative buttons produce placebo effects of this sort because people like an impression of control over systems they are using, says Eytan Adar, an expert on human-computer interaction at the University of Michigan, Ann Arbor. Dr Adar notes that his students commonly design software with a clickable “save” button that has no role other than to reassure those users who are unaware that their keystrokes are saved automatically anyway. Think of it, he says, as a touch of benevolent deception to counter the inherent coldness of the machine world.
That is one view. But, at road crossings at least, placebo buttons may also have a darker side. Ralf Risser, head of FACTUM, a Viennese institute that studies psychological factors in traffic systems, reckons that pedestrians’ awareness of their existence, and consequent resentment at the deception, now outweighs the benefits. | Winning entries could not be determined in this language pair.There were 5 entries submitted in this pair during the submission phase. Not enough votes were submitted by peers for a winning entry to be determined.
Competition in this pair is now closed. | Me kalimin e viteve, pa çuar shumë peshë, autoritetet e Njujorkut i bënë të pavlefshme shumicën e sustave të komandës, që dikur e vinin në veprim shenjën për këmbësorë në semaforët e qytetit. Ata kishin arritur në përfundimin se kohëmatësit digjital thuajse përherë punonin më mirë. Në vitin 2004, më pak se 750 nga 3250 sustat e këtij lloji edhe më tej ngeleshin të përdorshme. Megjithatë, bashkia e qyteti nuk i hoqi sustat e pavlefshme—gjë që u dha shkas një mori gishtash të vazhdonin t’i shtypnin më kot. Fillimisht, sustat mbetën në përdorim meqë largimi i tyre ishte i kushtueshëm. Por me sa duket, madje edhe sustat e pavlefshme i shërbejnë një qëllimi të caktuar. Këmbësorët që e shtypin sustën ka më pak të ngjarë ta kalojnë rrugën pa u paraqitur njeriu i gjelbërt, thotë Tal Oron-Gilad nga Universiteti i Ben-Gurion i Negevit, në Izrael. Mbasi studioi sjelljen e këmbësorëve nëpër vendkalime, ajo nxjerr në pah se njerëzit shfaqin më tepër gatishmëri t’i binden një sistemi që bën gjoja se i ndjek urdhërat e tyre. Sustat e padobishme krijojnë përshtypjen se kryejnë punë ngaqë njerëzve u pëlqen ndjesia e kontrollit mbi pajisjet që përdorin, thotë Ajtan Adar, ekspert i ndërveprimit midis njerëzve dhe kompjuterëve pranë Universitetit të Miçigenit, në An Arbor. Dr Adar thekson se studentët e tij shpesh krijojnë programe me mundësinë për të shtypur “rruaj," që nuk ka tjetër rol përveçse t’ua heq merakun përdoruesve, të cilët nuk janë në dijeni se gjithsesi të dhënat e tyre rruhen vetvetiu. Quajeni këtë një hile fare të vogël dashamirëse, si përpjekje për të ngushtuar hendekun që prek thelbin e botës së makinave, thotë ajo. Ky është vetëm një këndvështrim. Mirëpo, të paktën kur bëhet fjalë për vendkalime, sustat që krijojnë përshtypjen se kryejnë punë mund të kenë edhe anën e tyre të errët. Ralf Riser, kryetar i institutit Vienez që studijon faktorët psikologjikë në trafik, FACTUM, është i mendimit se ndjenja e inatit te këmbësorët, të cilët janë të vetëdijshëm se këto susta ndodhen aty vetëm për t’i mashtruar ata, i zhbën dobitë që i sjellin. | Entry #25525 — Discuss 0 — Variant: Not specifiednone
Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
14 | 3 x4 | 1 x2 | 0 |
- 2 users entered 3 "dislike" tags
rruaj | Spelling rruaj means shave, ruaj means save | Selda Ramja No agrees/disagrees | |
rruhen | Spelling Rruhen - shave; të ruhen-to be saved | Astrite Humski No agrees/disagrees | |
| Për shume vite me radhë, pa bërë shumë bujë, autoritetet në Nju Jork çaktivizuan shumicën e butonave të kontrollit që dikur ndiznin dritat në vendkalimet e këmbësoreve në qytet. Kronometra të kompjuterizuar, që ato zgjodhën, punuan shumicën e kohës gati më mirë. Brenda vitit 2004, më pak se 750 butona në 3.250 butona mbetën funksionalë. Megjithatë, bashkia nuk i hoqi butonat jo fuksionalë, duke tërhequr kështu gishta të panumërt në shtypje boshe. Në fillim, butonat mbijetuan për shkak të kostos për heqjen e tyre. Por doli që edhe butonat jo-operative shërbejne për një qëllim. Këmbësorët që shtypin një buton janë më pak të prirur që të kalojnë rrugën përpara se të dali burri i gjelbërt, thotë Tal Oron-Gilad nga Universiteti Ben Gurion të Negef, në Israel. Nga studimet e bëra rreth sjelljes në vendkalime, ajo thekson se njerëzit i binden më lehtë një sistemi që pretendon që u kushton vëmendje inputeve të tyre. Butonat jo-operativë prodhojnë një efekt placebo të tillë sepse njerëzit parapëlqejnë ndjesinë e kontrollit mbi sistemet që janë duke përdorur, citoi Eytan Adar, një ekspert në bashkëveprimin njeri-kompjuter pranë Universitetit të Miciganit, Ann Arbor. Dr Adar vë në dukje që studentët e tij zakonisht projektojnë software me një buton "ruaje" të klikueshëm që nuk ka rol tjetër përveç se të sigurojë ato përdoruesë që nuk janë në dijeni që shtypjet në tastierat e tyre ruhen automatikisht gjithsesi. "Mendoje," shton ai, si një mashtrim i vogel dashamirës në kundërshtim me natyrën e ftohtë të mekanizmit automatik. Kjo është një pikëpamje. Por të paktën tek vendkalimet, butonat placebo mund të kenë gjithashtu edhe një anë të errët. Ralf Risser, kreu i FACTUM, një institut Vjenez që studjon faktorët psikologjikë në sistemet e trafikut, mendon se ndërgjegjësimi i këmbësorëve rreth ekzistencës së tyre dhe pasojat nga pakënaqësitë e mashtrimit, tani i tejkalon avantazhet. | Entry #25352 — Discuss 0 — Variant: Not specifiednone
Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
10 | 2 x4 | 1 x2 | 0 |
- 1 user entered 3 "dislike" tags
inputeve | Mistranslations Input nuk është fjalë shqipe | Ardita Zulfiu No agrees/disagrees | |
software | Other Shkronja 'w' duhet të përshtatet në shqip. | Ardita Zulfiu No agrees/disagrees | |
| Gjatë viteve të kaluara, pa rënë shumë në sy, autoritet në Nju Jork nxorren jasht perdorimit shumicën e butonave të cilët më parë kontrollonin semaforët në vendkalimet e këmbësorëve në qytet. Sipas tyre, kohëmatësit e kompjuterizuar ishin një zgjidhje shumë më e mirë. Deri në vitin 2004, më pak se 750 nga 3,250 butona të tillë ishin funksional. Megjithatë qeverisja lokale nuk i hoqi butonat e çaktivizuar, duke bërë që mijëra gishta të shpynin kotësisht mbi to. Fillimisht, butonat mbijetuan për shkak të kostos së heqjes së tyre. Por u pa se edhe butonat e çaktivizuar i shërbenin një qëllimi. Sipas Tal Oron-Gilad nga Universiteti Ben-Gurion i Negev, në Izrael, këmbësorët që shtypin butonin kanë më pak gjasa të kalojnë rrugën përpara se drita jeshile të ndizet në semafor. Pasi studioi sjelljen e njerëzve në vendkalime, ajo thekson se ata priren ti binden më me lehtësi sistemit i cili drejtohet prej inputeve të tyre. Butonat jofunksionale prodhojnë një efekt të tillë plasibo sepse njerëzve u pëlqen ideja e të pasurit kontrollin mbi sistemet që ata përdorin, thotë Ejtan Adar, ekspert mbi ndërveprimet njeri-kompjuter në Universitetin e Miçiganit, An Arbor. Dr. Adar tregon se studentët e tij shpeshherë i projektojnë programet e tyre me një buton “ruaj” i cili në vetvete nuk ka asnjë rol përveç se të sigurojnë ata përdorues të cilët nuk janë të ndërgjegjshëm se komandat e dhëna ruhen automatikisht. Mendojeni këtë si një mashtrim dashamirës për ti bërë ballë ftohtësisë së qënësishme të botës së makinave, shpjegon ai. Kjo është njëra anë. Por, në vendkalimet të paktën, butonat plasibo mund të kenë edhe një anë të errët. Ralf Riser, drejtori i FACTUM, një institut Vienez i cili studion faktorët psikologjik në sistemet e trafikut, merr në konsideratë faktin se ndërgjegjësimi i kalimtarëve për ekzistencën e tyre, dhe zemërimi që pason për shkak të mashtrimit, i tejkalon të mirat e këtyre butonave. | Entry #24917 — Discuss 0 — Variant: Gegë / Ghegghegalb
Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
9 | 1 x4 | 2 x2 | 1 x1 |
- 2 users entered 6 "dislike" tags
nxorren jasht | Grammar errors Mungon shkronja 'ë' | Ardita Zulfiu No agrees/disagrees | |
merr në konsideratë faktin se | Mistranslations | Ardita Zulfiu No agrees/disagrees | |
| Gjatë rrjedhës së shumë viteve,, pa bërë ndonjë zhurmë të madhe, autoritetet në Nju Jork bënë të pavlefshëm shumicën e butonave të kontrollit që dikur ndiznin dritat e kalimit të këmbësorëve në qytet. Ata kishin vendosur se kohëmatësit e kompjuterizuar pothuajse gjithmonë punonin më mirë. Deri në vitin 2004, më pak se 750 prej 3.250 butonave të tillë mbetën në funksion. Qeveria e qytetit, megjithatë, nuk i hoqi butonat jo funksional – duke bërë që gishtërinj të panumërt të linin shenjat nga shtypjet e kota. Fillimisht, butonat mbijetuan për shkak të kostos së heqjes së tyre. Por doli se edhe butonat jo funksionalë i shërbejnë një qëllimi. Këmbësorët që shtypin një buton kanë më pak gjasa të kalojnë para se të duket njeriu i gjelbër, thotë Tal Oron-Gilad i Universitetit Ben-Gurion të Negevit, në Izrael. Duke studiuar sjelljen në vendkalimet, ajo vë në dukje se njerëzit më lehtë i binden një sistemi që synon të ndjekë kontributin e tyre. Butonat jo funksional prodhojnë efekte qetësues të këtij lloji, sepse njerëzve u pëlqen ideja e të pasurit kontroll mbi sistemet që përdorin, thotë Eytan Adar, një ekspert për ndërveprimin kompjuter- njeri në Universitetin e Miçiganit, Ann Arbor. Dr Adar vëren se nxënësit e tij zakonisht projektojnë programe kompjuterik me një buton të klikueshëm “ruaj" që nuk ka rol tjetër përveç që t’i sigurojë ata përdorues që nuk janë në dijeni se tastet e tyre ruhen automatikisht gjithsesi. Mendoni për këtë, thotë ai, si një prekje e mashtrimit dashamirës për të kundërshtuar ftohtësinë e pashmangshme të botës së makinës. Kjo është një pikëpamje. Por, në kalimet rrugore të paktën, butonat e qetësisë mund të kenë gjithashtu një anë të errët. Ralf Risser, kreu i FACTUM-it, një institut Vjenez që studion faktorët psikologjik në sistemet e trafikut, vlerëson se ndërgjegjësimi i këmbësorëve për ekzistencën e tyre dhe pakënaqësia e tyre pas mashtrimit tani i tejkalon përfitimet. | Entry #25465 — Discuss 0 — Variant: Not specifiednone
Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
3 | 0 | 1 x2 | 1 x1 |
- 1 user entered 1 "like" tag
duke bërë që gishtërinj të panumërt të linin shenjat nga shtypjet e kota. | Good term selection | Ardita Zulfiu No agrees/disagrees | |
- 1 user entered 4 "dislike" tags
Qeveria e qytetit | Mistranslations Qeveria është organ i administratës shtetërore, nuk përdoret për qytete. | Ardita Zulfiu No agrees/disagrees | |
Eytan Adar, | Omission Edhe emrat e huaj duhet të shqipërohen. | Ardita Zulfiu No agrees/disagrees | |
butonat e qetësisë | Mistranslations | Ardita Zulfiu No agrees/disagrees | |
| Gjatë shumë viteve, pa bërë ndonjë zhurmë të madhe për këtë, autoritetet në Nju Jork bllokuan shumicën e butonave të kontrollit që dikur ndiznin dritat e kalimit të këmbësorëve në qytet. Kohët e kompjuterizuar, ata kishin vendosur, pothuajse gjithmonë punonin më mirë. Deri në vitin 2004, më pak se 750 prej 3.250 butonave të tillë mbetën funksionale. Qeveria e qytetit, megjithatë, nuk i hoqi butonat me aftësi të kufizuara, duke i telefonuar gishtërinjve të panumërt për të ngutur. Fillimisht, butonat mbijetuan për shkak të kostos së heqjes së tyre. Por doli se edhe butonat jooperativë i shërbejnë një qëllimi. Këmbësorët që shtypin një buton kanë më pak gjasa të kalojnë para se të duket njeriu i gjelbër, thotë Tal Oron-Gilad i Universitetit Ben-Gurion të Negevit, në Izrael. Duke studiuar sjelljen në vendkalimet kufitare, ajo vë në dukje se njerëzit më lehtë i binden një sistemi që synon të ndjekë kontributin e tyre. Butonat e papërpunuar prodhojnë efekte placebo të këtij lloji, sepse njerëzit si një përshtypje të kontrollit mbi sistemet që përdorin, thotë Eytan Adar, një ekspert për ndërveprimin njerëzor-kompjuter në Universitetin e Miçiganit, Ann Arbor. Dr Adar vëren se nxënësit e tij zakonisht projektojnë softuer me një buton "save" të klikueshëm që nuk ka rol tjetër përveç që të sigurojë ata përdorues që nuk janë në dijeni se tastet e tyre ruhen automatikisht gjithsesi. Mendoni për këtë, thotë ai, si një prekje e mashtrimit dashamirës për të kundërshtuar ftohtësinë e pandarë të botës së makinës. Kjo është një pikëpamje. Por, në kalimet rrugore të paktën, butonat e placebo mund të kenë gjithashtu një anë të errët. Ralf Risser, kreu i FACTUM-it, një institut venedik që studjon faktorët psikologjik në sistemet e trafikut, vlerëson se ndërgjegjësimi i këmbësorëve për ekzistencën e tyre dhe pakënaqësia e tyre pas mashtrimit tani tejkalon përfitimet. | Entry #25555 — Discuss 0 — Variant: Not specifiednone
Voting points | 1st | 2nd | 3rd |
---|
1 | 0 | 0 | 1 x1 |
- 1 user entered 6 "dislike" tags
Kohët e kompjuterizuar, ata kishin vendosur, pothuajse gjithmonë punonin më mirë. | Syntax | Ardita Zulfiu No agrees/disagrees | |
butonat me aftësi të kufizuara | Mistranslations '...me aftësi të kufizuar' nuk kam dëgjuar ndonjëherë të përdoret për sende. | Ardita Zulfiu No agrees/disagrees | |
vendkalimet kufitare | Mistranslations Vendkalimi kufitar është ndërshtetëror, nuk është vendkalim për këmbësorë. | Ardita Zulfiu No agrees/disagrees | |
"save" | Omission Edhe kjo fjalë duhet të shqipërohet. | Ardita Zulfiu No agrees/disagrees | |
venedik | Mistranslations Është institut vjenez. | Ardita Zulfiu No agrees/disagrees | |
| | | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | | ProZ.com translation contestsProZ.com translation contests offer a fun way to take a break from your normal routine while testing and honing your skills with fellow translators.
ProZ.com Translation Contests. Patent pending. |