Pages in topic: [1 2 3 4 5 6 7] > |
Pastërtia e gjuhës shqipe - Mënjanimi i fjalëve të huaja të panevojshme Thread poster: Monika Coulson
|
Monika Coulson Local time: 21:19 Member (2001) English to Albanian + ... SITE LOCALIZER
Po e hap këtë rubrikë, me shpresë se do të na ndihmojë të gjithëve në punën tonë të përditshme, për t'ia arritur qëllimit që jo vetëm të arrijmë një përkthim të saktë, por edhe të shkruar bukur dhe me fjalë të kuptueshme shqipe.
Shpesh kam vënë re, në përkthime apo dhe në biseda të shqiptarëve, një përdorim krejt të panevojshëm të fjalëve të huaja. Kujdesi për pastërtinë e gjuhës ka një traditë të lashtë dhe të vyer në historinë e k... See more Po e hap këtë rubrikë, me shpresë se do të na ndihmojë të gjithëve në punën tonë të përditshme, për t'ia arritur qëllimit që jo vetëm të arrijmë një përkthim të saktë, por edhe të shkruar bukur dhe me fjalë të kuptueshme shqipe.
Shpesh kam vënë re, në përkthime apo dhe në biseda të shqiptarëve, një përdorim krejt të panevojshëm të fjalëve të huaja. Kujdesi për pastërtinë e gjuhës ka një traditë të lashtë dhe të vyer në historinë e kombit tonë. Mendoj se është detyra e të gjithëve që ta ruajmë këtë gjuhë të pastër dhe jo ta shëmtojmë atë.
Dëshiroj të nxis të gjithë kolegët që nëse shikojnë apo dëgjojnë diku ndonjë fjalë të huaj, por të përdorur në shqip, ta vemë këtu edhe fjalën e huaj, edhe fjalën shqipe, për të na ndihmuar të gjithëve që të mos ta përdorim më fjalën e huaj pa vend.
[Edited at 2004-05-12 09:57] ▲ Collapse | | |
Monika Coulson Local time: 21:19 Member (2001) English to Albanian + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Kondicionim - kushtëzim | May 12, 2004 |
E kam parë të përdorur në këtë rast: Kondicionimi i veprimeve. Në fakt duhet të thuhet Kushtëzimi i veprimeve.
 | | |
Monika Coulson Local time: 21:19 Member (2001) English to Albanian + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Evaporoj - avulloj, kthej në avull | May 12, 2004 |
Dielli evaporon sasi të mëdha uji.
Dielli avullon (kthen në avull) sasi të mëdha uji.
 | | |
Monika Coulson Local time: 21:19 Member (2001) English to Albanian + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER
E ndesh shpesh këtë fjalë nga shqiptarët që jetojnë në Amerikë. U habita në fillim kur e dëgjova dhe kur e kuptova se e kishin fjalën për dëm!!!
(damage - demiç)
Pra duhet përdorur patjetër fjala shqipe dëm (ose dëmtim, humbje, kosto, etj.
 | |
|
|
Monika Coulson Local time: 21:19 Member (2001) English to Albanian + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Dubël - i/e dyfishtë | May 12, 2004 |
dubël - fjalë me prejardhje të huaj
i/e dyfishtë, dyfishe fjalë shqipe
 | | |
Monika Coulson Local time: 21:19 Member (2001) English to Albanian + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Dominoj - zotëroj, sundoj | May 12, 2004 |
dominoj - fjalë e huaj
zotëroj, sundoj fjalë shqipe.
 | | |
Monika Coulson Local time: 21:19 Member (2001) English to Albanian + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Kualitet - Cilësi | May 12, 2004 |
Kualitet - fjalë e huaj
Cilësi fjalë shqipe
Po kështu: Kualitativ që duhet cilësor
kualitativisht - në mënyrë cilësore
 | | |
Monika Coulson Local time: 21:19 Member (2001) English to Albanian + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Kuantitet - Sasi | May 12, 2004 |
Kuantitet - fjalë me prejardhje të huaj
Sasi fjalë shqipe
Po kështu: kuantitativ - sasior
kuantitativisht - nga ana sasiore, si sasi
 | |
|
|
....E shumë të tjera | May 12, 2004 |
Të tërë e dimë që nga përdorimi i gjuhës në vendet ku jetojmë në kushtëzojnë të përdorim disa nga ato që përmendi Monika. Dimë, ama, edhe përpjekjet që kanë bërë të parët tanë për të ruajtur gjuhën dhe zakonet tona, ndaj ndoshta një përpjekje më shumë për të përdoru fjalët tonë do të ishte gati një nder që i bëjme gjuhës sonë në një klimë të rënduar shtremërimesh.
Unë kam vënë re disa nga këto fjalët e reja që tashmë janë në... See more Të tërë e dimë që nga përdorimi i gjuhës në vendet ku jetojmë në kushtëzojnë të përdorim disa nga ato që përmendi Monika. Dimë, ama, edhe përpjekjet që kanë bërë të parët tanë për të ruajtur gjuhën dhe zakonet tona, ndaj ndoshta një përpjekje më shumë për të përdoru fjalët tonë do të ishte gati një nder që i bëjme gjuhës sonë në një klimë të rënduar shtremërimesh.
Unë kam vënë re disa nga këto fjalët e reja që tashmë janë në çdo fjalim të drejtusëve, politikanëve, bile edhe të studiuesëve dhe të tjerë, si p.sh. Implementim - Zbatim.
Paçi një ditë të mirë ▲ Collapse | | |
Shumë rubrikë interesante | May 12, 2004 |
eksperiencë - përvojë
E shikoj në shumë raste që fjala përvojë nuk përdoret më.
Shpresoj që edhe kolegët e tjerë të na japin shembuj të tillë në lidhje me përvojën e tyre në fushën e përkthimit. | | |
Monika Coulson Local time: 21:19 Member (2001) English to Albanian + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Elaboroj - Përpunoj, hartoj | May 12, 2004 |
elaboroj - fjalë e huaj
përpunoj, hartoj fjalë shqipe
 | | |
Monika Coulson Local time: 21:19 Member (2001) English to Albanian + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Ekzemplar - kopje, copë | May 12, 2004 |
ekzemplar - fjalë e huaj
kopje, copë fjalë shqipe
Ekzemplar libri - kopje libri
kam porositur 10 ekzemplarë - kam porositur 10 kopje (copë)

[Edited at 2004-05-12 18:15] | |
|
|
Monika Coulson Local time: 21:19 Member (2001) English to Albanian + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Ekzigjencë - kërkesë | May 12, 2004 |
Ekzigjencë - fjalë e huaj
kërkesë - fjalë shqipe
ekzigjenca të larta - kërkesa të larta | | |
Monika Coulson Local time: 21:19 Member (2001) English to Albanian + ... TOPIC STARTER SITE LOCALIZER Ekzigjent - kërkues | May 12, 2004 |
ekzigjent - fjalë e huaj
kërkues fjalë shqipe
Është shumë (ekzigjent) kërkues.
 | | |
Kapriço - tekë, trill | May 12, 2004 |
Kapriço - tekë, trill
kapriçoz - tekanjoz
Ani
p.s. E dashur Monika,
edhe unë pajtohem me mendimin e Edlirës se kjo është një rubrikë tepër interesante dhe origjinale. Shpresoj që të gjithë të përfitojmë prej saj. Gjithashtu shpresoj që të mos kopjohet origjinaliteti i kësaj rubrike, si disa kopje që i janë bërë disa rubrikave të mëparshme të proz-it dhe që i kam parë në disa vende të tjera, ku as emrin tim nuk kam ndonjë dëshi... See more | | |
Pages in topic: [1 2 3 4 5 6 7] > |